Zv/kryeministrja në largim: Nisma do ketë 50 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zëvendëskryeministrja në largim nga partia Nisma Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj, është shprehur optimiste për arritjet që do ketë partia e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo tha se partia e saj do ketë të paktën 50 mijë vota, që do dëshmohen me 14 shkurt.

Në fund ajo falënderoi liderin Limaj për besimin që i dha si kandidate për deputete në listën zgjedhore.

‘’ Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!’’, shkroi Balaj-Halimaj.

Ky është postimi i plotë:

Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!

Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete.’’

Lini një Përgjigje