Zvicër: Gjendet i vdekur një burrë në linjën hekurudhore

0
232

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në linjën hekurudhore në Thun.

Policia po supozon për një aksident të mundshëm. Burri u gjet i vdekur mëngjesin e së shtunës.

Pak para orës shtatë të mëngjesit të së shtunës dikush zbuloi një trup jo shumë larg stacionit të Thun.

Tani prokuroria publike po e heton këtë vdekje së bashku me policinë.

“Sipas gjetjeve të para, supozohet për një aksident, mund të jetë goditur nga treni”, ka thënë policia.

I ndjeri nuk është identifikuar ende zyrtarisht, por ka indikacione konkrete se kush është.