Zvicër: I riu nga Kosova shpëton jetën e një gruaje serbe

0
111

Një shqiptar u bë hero datën e 24 prillit duke arritur ta shpëtonte një grua serbe nga zjarri.

Mexhidi nga Kosova me trimërinë e tij e shpëtoi jetën e Ivanës, më 24 prill kur në banesën e serbës në Gjenevë ra një zjarr.

Lidhur me rastin gazeta zvicerane “20 minuten.ch” i ka kushtuar një shkrim veprës së kosovarit.

Të dielën ata dy folën për ngjarjen.

Natën e 24 prillit, një dyshekut në banesën e Ivanës iu vu zjarri, arsyeja e së cilës mbetet ende e paqartë.

Si pasojë e zjarrit dhe tymit ajo u ngulfat duke i kaluar katër ditë në spital para se të kthehej në shtëpinë e saj në Eaux-Vives.

Fund i lumtur, falë guximit të Mexhidit.

“Isha e vdekur dhe më rikthyen në jetë”-tha Ivana.

E Mexhidi e përshkroi rastin kritik se si kishte ndodhur.

“Dikush po bërtiste në ballkon. Në katin e mëposhtëm dilte aq shumë tym. Hyra por shkaku i tymit nuk shihja njeri. Dola për të marrë frymë dhe u ktheva. Munda ta tërheq Ivanën zvarrë deri tek dritarja por jo ta nxirrja plotësisht jashtë. Një fqinjë mëdha një leckë të lagur. Hyra sërish brenda për të parë nëse kishte ndonjë fëmijë brenda. Por, nuk pati dhe më pas mbërritën zjarrfikësit”.

Autori i artikullit e përshkruan rastin si diçka të bukur, të dy popujve të cilët kishin qenë në luftë.

Serbja Ivana e lavdëron veprimin e Mexhidit.

Ajo thotë se ai pati guxim të ndërhynte kur të tjerëve iu mungonte kjo.

“U hodh në zjarr kur të tjerëve iu shkonte mendja për gomarin e tyre”.

Tutje në artikull shkruan se shqiptari e kishte shpëtuar serben, mbrëmjen e Pashkëve Ortodokse dhe në mes të Ramazanit.

26 vjeçari si rezultat i lëndimeve ishte hospitalizuar gjithashtu për një ditë.

Ai nuk ishte në dijeni për nacionalitetin e Ivanës, duke thënë se kjo nuk do të ndikonte asgjë edhe po ta dinte.

“Po ta dija nuk do të ndryshonte asgjë. Kisha një jetë për të shpëtuar.Serb apo shqiptar nuk ka rëndësi”.