Zvicër, një person merr peng dy gra, më pas i ekzekuton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në Zyrih të Zvicrës, ku një 60-vjeçar mori peng dy gra dhe më pas i ekzekutoi, ndërsa vrau edhe veten.

Policia thotë se 60-vjeçari kërcënonte se nëse forcat e policisë do të ndërhynin do të ekzekutonte gratë.

Pengmarrësi i tha policisë se do t’i dorëzonte gratë brenda 10 minutave, por bëri të kundërtën, duke i ekzekutuar ato, ndërsa vrau edhe veten.

Policia po heton lidhur me motivet e ngjarjes, ndërsa deri tani detajet janë ende të paqarta, raporton ora.news.

Lini një Përgjigje