Zvicër: Parlamenti voton që etërit të kenë dy javë “Pushim të lindjes”

Etërit në Zvicër në të ardhmen do të kenë dy javë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës së tyre. Pas Dhomës së Kantoneve edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar me shumicë votash këtë propozim të bërë nga qeveria e vendit, shkruan srf.ch.

Pas një debati të stërzgjatur në të cilin morën pjesë 58 deputetë deh deputete, “Dhoma e Madhe”, siç quhet ndryshe Dhoma Nacionale, miratimi u bë me 129 vota pro, 62 kundër dhe një të përmbajtur, transmeton albinfo.ch.

Ajo për të cilën votuan shumica e deputetëve është kundërpropozimi indirekt i qeverisë i bërë ndaj iniciativës popullore të emërtuar: “Për një pushim të arsyeshëm atëror – në të mirë të gjithë familjes”.

Bartësit e iniciativës në fjalë kërkonin katër javë pushim për baballarët e rinj ndërsa mbetet e hapur nëse ata do të tërhiqen nga hedhja në votim popullor e iniciativës së tyre pas miratimit të kundërpropozimit në fjalë.

Ndërkaq, zgjidhja e propozuar nga parlamenti mund të vihet në jetë nëse iniciativa hidhet poshtë nga populli dhe numri më i madh i kantoneve ose në rast se komiteti bartës i iniciativës tërhiqet.