Zviceranët hanë mesatarisht nga 10.5 kilogramë çokollatë në vit

Prodhuesit zviceranë të çokollatës, gjatë vitit 2017 kanë shitur gjithsej 190.731 tonelata të prodhimit të tyre. Dy të tretat e kësaj sasie janë eksportuar, gjegjësisht shitur jashtë vendit, shkruan srf.ch duke iu referuar shifrave të organizatës zvicerane të prodhuesve të çokollatës “Chocosuisse”.

Kështu, eksportet e këtij produkti për të cilin Zvicra gëzon reputacion të madh në botë, kanë shënuar një rritje prej 4.8 për qind.

Në veçanti janë gjermanët ata që janë dalluar në blerjen e çokollatës zvicerane, duke shtuar sasinë e importit të saj në vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Gjermani, që është dhe tregu më i madh i industrisë zvicerane të çokollatës, eksporti zviceran është rritur madje për 16 për qind”, shkruan Chocosuisse”.

Në anën tjetër, shitja brenda Zvicrës ka shënuar një rënie prej 1.3 për qind. Këtë e tregon edhe fakti se cdo zviceran gjatë vitit 2017 ka konsumuar mesatarisht nga 10.5 kilogramë çokollatë, që është 500 gramë më pak se në vitin paraprak./Albinfo.ch/

Lini një Përgjigje