Zvicerania shkruan për muzikën në autobusët e Kosovës

“Ndryshe nga Zvicra ku parapëlqehet qetësia, ka vende të botës ku njerëzit kanë një qasje krejtësisht të ndryshme lidhur me lartësinë e zërit dhe të tingujve në transportin publik. Si Kosova, për shembull”, shkruan Alexandra Hiltmann në një artikull të publikuar sot në Tages Anzeiger, transmeton albinfo.ch.
“Merreni me mend: po udhëtoni me tren nga Cyrihu drejt Bernës, në orën 8 të mëngjesit dhe nga altoparlanti gjëmojnë zërat e këngëtarëve si Gölä, këngë popullore ose rap i fortë gjerman. Diçka e paimagjinueshme. Zviceranët duan qetësi. As telefonime të zëshme, as kollitje të zhurmshme, thjesht, heshtje… Por ka vende në të cilat njerëzit kanë një qasje krejtësisht të ndryshme lidhur me lartësinë e zërit  dhe të tingujve në transportin publik. Si Kosova, për shembull”, shkruan Alexandra Hiltmann në një artikull të publikuar sot në Tages Anzeiger, transmeton albinfo.ch.
“Atje, (në Kosovë), në autobus ka muzikë dhe madje në çdo kohë. Capital T, Loredana (nga Zvicra!), hite të viteve `90, ansamble tradicionale me `kitara` shqiptare (çifteli). Gjithçka këtu është e mundshme. Përpara, në rreshtat e parë të autobusit janë të ulura gjyshet me shami dhe gjyshërit me plisa në kokë, mbi kokat e tyre zvarriten në ekrane gra gjysmë të zhveshura me flamuj me shqiponja, pasi që muzika ofrohet në kombinim me videoklipe, përcjell albinfo.ch. Por, edhe gjeneratat e reja sfidohen, atëherë kur burra me mustaqe ulen në qilim duke berë një gjysmëharku dhe me dy akorde të instrumenteve tradicionale këndojnë me zjarr  këngë për atdheun. Përmbajtje tjera të preferuara të këngëve janë: dashuria, gratë e bukura, zemra e përgjakur… Kjo mund të zgjasë me orë, dmth aq sa zgjat udhëtimi. Mëshirë nuk ka fare. Lutja për të ulur zërin e muzikë, respektohet zakonisht më së shumzti për gjysmë ore, edhe kur ajo bëhet nga vendësit.
Si vizitor i jashtëm do të kalosh faza të ndryshme përballë këtyre rrethanave. Në fazën e parë je totalisht i ekzaltuar: Wow, sa ekzotike, këta njerëz ngasin autobusin me muzikë të zhurmshme! Pas humë udhëtimeve me autobus dhe shumë orëve ngujuar në diskotekën mbi katër rrota, përhapet dëshpërimi, shkruan tagesanzeiger.ch transmeton albinfo.ch. Muzika luan dhe luan, edhe kundër emocioneve që ke kur autobusi ngelet në kolonë, përmes peisazheve të mrekullueshme ose kur me shpejtësi thyeqafëse kalon nëpër kthesa. A do të dëshironit që, duke dëgjuar Bushidon të kalonit nëpër Berner Oberland ose me Debussy-n të tejkaloni përnjëherë tri makina njëherësh në një rrugë të ngushtë me kthesa?
Askush nuk do diçka të tillë, por, pastaj vjen faza e tretë. Kur ti tashmë je kalitur. Hip thjesht në autobus dhe tralalatë në fjalë i regjistron vetëm si muzikë sfondi, dhe madje kthen sytë nga altoparlanti kur ai papritmas hesht. Ku mbeti muzika? Diçka me siguri nuk është në rregull, aty pranë një tinejxher dëgjon muzikë nga smart telefoni i tij: S-Bahn Zürich Flughafen-Zürich HB. Unë do të doja që ai t`ia rriste zërin pak më shumë. Dhe më së miri, me këtë këngë, me të cilën më janë mësuar veçanërisht veshët gjatë dy javëve të qëndrimit tim të fundit në Kosovë:

https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4