Zvicra nuk dëbon shqiptarin për shkak se ka inteligjencën sa të një fëmiu

Një 32 vjeçar nga Kosova i cili jetonte prej shtatë vitesh në Zvicër, përkundër shkeljeve të rënda ligjore, nuk do dëbohet drejt vendit të origjinës, shkruan NZZ.ch. Kjo për shkak se Gjykata Federale theksoi “i pandehuri nuk mund të përshtatet në Kosovë dhe se ka një inteligjencë si të fëmijëve nga mosha 9 deri 12 vjet”, përcjell foldrejt.com.

Vendimi erdhi në 27 maj të këtij viti dhe është hera e parë që një Gjykatë zvicerane vendos kundër dëbimit, për shkak se i akuzuari ka kuotë të intelegjencës tepër të ulët.

Konkretisht 32 vjeçari akuzohej për rrahjen e një personi – gati për vdekje – si dhe keqpërdorimin e ndihmës sociale.

Gjithsesi tashmë rasti në fjalë duhet edhe njëherë të shqyrtohet nga Gjykata Kantoniale, nëse vërtet në interes të shoqërisë helvete është strehimi ose dëbimi i një personi disa herë të akuzuar për krime të rënda.