Zyra e Presidentit: Thaçi me Hahnin në Bruksel do të flas për vizat, jo çështjen e taksës

Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se presidenti Thaçi të hënën do të takohet në Bruksel me komisionerin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn

“Agjenda zyrtare e presidentit, brenda apo jashtë vendit, bëhet gjithmonë publike me kohë. Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave. Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Zyra e presidentit Thaçi.

Lini një Përgjigje