Zyrtare: Aaron Ramsey lojtar i Juventusit

Mesfushori uellsian i Arsenal, Aaron Ramsey, ka konfirmuar se nga sezoni tjetër do të jetë lojtar i Juventusit.

Ai përmes një letre ka sqaruar se ka nënshkruar një parakontratë me kampionin italian.

“Siç mund ta keni dëgjuar jam marrë vesh që të nënshkruaj parakontratë me Juventusin. Dua t’i falënderoj tifozët që gjithmonë kanë qenë besnik dhe më kanë dhënë ndihmë. Me një zemër të rëndë po e lë Arsenalin, por do vazhdoj të japë 100 %”, ka shkruar ai.

Transferimin e tij në Juve e ka konfirmuar edhe vetë klubi italian.

Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Si rezultat i regjistrimit të lojtarit, Juventusi vetëm do të paguajë 3.7 milionë euro, pagesë që do të bëhet deri më 10 korrik.

Ramsey ka luajtur 259 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 61 gola.

Image