Zyrtare: Arijanet Muriç transferohet te Nottingham Forest

Tashmë është zyrtare, Arijanet Muriç transferohet te Nottingham Forest, në Championship, në formë huazimi nga Manchester City, shkruan Fokusi.info.

Në fakt, 20-vjeçari kishte tërhequr interesin e një numri të madh klubesh në Evropës, por Pep Guardiola ka preferuar ta huazojë po në futbollin anglez, ndonëse në një kategori më poshtë.

Muriç luajti një rol kyç te Manchester City gjatë sezonit të kaluar në ‘Carabao Cup’, ku u aktivizua në total në 5 ndeshje.

“Gardiani” i përfaqësueses së Kosovës do të ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë nën urdhrat e një emri të njohur, si Sabri Lamouchi, që drejton Nottingham Forest.

Për më shumë, lexoni njoftimin e klubit Këtu