Zyrtare: Barcelona nuk ndëshkohet, mbetet në Kupën e Mbretit

0
401
Gjyqtari i komitetit të konkurrencës spanjolle, Carmen Perez, ka vendosur që ta lejojë pjesëmarrjen e Barcelonës në Kupën e Mbretit, pas ankesës që e ka paraqitur Levante, për paraqitjen e Juan Brandariz, i cili ishte pezulluar me Barcelonën B, dhe pastaj ka startuar me skuadrën e Ernesto Valverdes në ndeshjen e parë ndaj Levantes në Kupën e Mbretit.
Gjyqtari e ka refuzuar ankesën e Levantesm duke thënë se ankesa është paraqitur me vonesë.
Barcelona do të vazhdojë tutje në këtë garë, pasi mbrëmë fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në ndeshjen e dytë ndaj Levantes.
“Gjyqtari Carmen Perez konsideron se në përputhje me rregullat e FA-së spanjolle, ankesa e paraqitur nga Levante në orën 09:33 të së premtes u hodh poshtë pasi ka ardhur pas kohës së caktuar”.
Brandariz ishte suspenduar me Barcelonën B për shkak të kartonave, dhe sipas kodit të disiplinës në Spanjë, lojtarët nuk mund të luajnë për ekipin e parë nëse janë të suspenduar me skuadrën e dytë derisa dënimi të përfundojë.
Situata është e njëjtë me atë të Real Madridit para tre stinorëve, kur e futi në ndeshje Denis Cheryshev në Kupën e Mbretit, i cili ka qenë u suspenduar për shkak të kartonave me skuadrën e Villarrealit, ku pastaj kaloi te madrilenët ende pa i përfunduar dënimi. Real Madridi ishte diskualifikuar atë kohë nga gara.
Barcelona në çerekfinale do të takohet me Sevillën.