Zyrtare: Bayern Munich shkarkon trajnerin Niko Kovaç

0
195

Niko Kovaç nuk do të jetë më trajner i Bayern Munich. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi gjerman, i cili thekson se palët kanë gjetur konsensusin e plotë për zgjidhjen e kontratës mes tyre.

“Bayern dhe Kovac zgjidhin kontratën me konsensus, Hansi Flick merr drejtimin për dy ndeshjet e rradhës deri në marrjen e një vendimi”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Klubi gjerman ka gjetur përkohësisht zëvendësuesin e Kovaç dhe ai është, Hansi Flick. Ky i fundit do të marrë tani frenat e ekipit bavarez për dy ndeshjet e radhës deri sa drejtuesit e klubit të gjejnë trajnerin e ri.