Zyrtare: Bernard Berisha rinovon për tre vite me klubin rus

Bernard Berisha zgjat kontratën tek Akhmat Grozny. Ky lajm sot u bë zyrtar, edhe pse në fakt ishte i ditur edhe më përpara.

“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Berishën do të rinovohet. Do të firmosim për tre vite”, pati deklaruar para një jave shefi ekzekutiv i klubit rus, Akhmed Aydamirov.

Kështu ndodhi! “I lumtur për rinovimin e kontratës me tre vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, shkruan ish-lojtari i Skënderbeut, i cili ka dalë në foton e klubit bashkë me menaxherin e sukseshëm shqiptar, Shkumbin Qormemeti.

Berisha u transferua në Rusi në mars të vitit 2017 dhe do të luajë atje ndoshta deri në fund të karrierës. Gjithsej ka luajtur në 67 ndeshje të kampionatit rus.