Zyrtare: Donis Avdijaj firmos me Trabzonspor

Donis Avdijaj është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së madhe turke Trabzonspor.

Ylli i Kosovës ishte futbollist i lirë, pasi kishte shkëputur kontratën me klubin holandez Willem II në dhjetor të vitit të kaluar.

Avdijaj ka zbarkuar në Turqi dhe ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, me opsion për një viit të katërt.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit turk që tanimë e kanë prezantuar yllin kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës synon që te Trabzonspor të rikthejë formën e tij të vjetër dhe t’i harrojë problemet jashtë fushës.

Avdijaj ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës, por që nuk është grumbulluar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Istogasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Schalke 04, Sturm Graz, Roda JC dhe Willem II.

Lini një Përgjigje