Zyrtare: Fabregas kalon tek klubi francez

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas edhe zyrtarisht i është bashkuar Monacos nga Chelsea të premten.
Monaco ka njoftuar në Twitter se e ka transferuar spanjollin, i cili do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarit e vet te Arsenali, Thierry Henryn, i cili u emërua trajneri i gjigantit francez muajin e kaluar.
Sipas mediave franceze, Fabregas ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Monacon.
31-vjeçari e lujati ndeshjen e fundit për Chelsean ndaj Nottingham Forestit në raundin e tretë të FA Cup, si dhe e barti shiritin e kapitenit.
Pasi iu bashkua Chelseat nga Barcelona në vitin 2014, Fabregas i kaloi katër sezone e gjysmë, duke i fituar dy tituj të Premierligës, një titull të FA Cup dhe një të League Cup.