Zyrtare: Florent Hadërgjonaj i bashkohet Kosovës

0
308

Florent Hadërgjonaj e ka marrë vendimin t’i bashkohet ekipit  të Kosovës. Rrugëtimin ai do ta fillojë në ndeshjet e qershorit, për kualifikimet në EURO 2020.

Kështu ka konfirmuar vetë futbollisti në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Anëtari i Huddersfieldit që nga viti 2017 vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa pritet të jetë armë e fortë për selektorin Challandes në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet si mysafir, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Postimi i plotë i Hadërgjonajt:

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë. #FH”