Zyrtare: Kryeministri Haradinaj shkarkon ministrin Flamur Sefaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin, ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia.

“Dua edhe një herë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokument.

Më poshtë gjeni dokumentin të plotë: