Zyrtare: Mësimi fillon të hënën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se të hënën fillon mësimi.

Pas tri jave grevë, më në fund SBASHK do të ndërpresë grevën.

Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj.

Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur!
Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli.