Zyrtare: N’Zonzi transferohet te Galatasaray

Galatasaray e ka transferua edhe zyrtarisht Steven N’Zonzin nga Roma në formë huazimi.

Skuadra italiane ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me atë turke për huazimin e mesfushorit francez deri më 30 qershor 2020.

Kjo marrëveshje i lejon Galatës që ta ketë edhe për një vit lojtarin në formë huazimi në një shumë prej 500 mijë euro.

Klubi turk do ta ketë më pastaj të drejtën për ta transferuar atë për 16 milionë euro në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 do të paguante 13 milionë.

N’Zonzi u transferua te Giallorossët në vitin 2018 nga Sevilla pasi fitoi Kupën e Botës me Francën, derisa ka zhvilluar 39 ndeshje.