Zyrtare: Rey Manaj është lojtar i Barcelonës

Rei Manaj është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës B dhe njoftimi ka ardhur nga vetë klubi.

Marrëveshja me Albaceten është arritur për shifrën e 700 mijë eurove. Kontrata është nënshkruar deri në 30 qershor të vitit 2023.

Sa i përket klauzolës së largimit, Manaj mund të largohet për 50 milionë euro. Sulmuesi shqiptar shpreson për të realizuar ëndrrën e madhe të ekipit të parë pas dëmtimit të Suarez dhe faktit se trajneri i ri i katalanasve ka politikën e ndjekjes së lojtarëve nga të ekipi i dytë, por për momentin do të jetë te Barcelona B