Zyrtare: Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se është e lumtur që do të jetë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Rita Ora ka bërë me dije se për këtë datë të rëndësishme ka dizajnuar edhe një bluzë të cilën do ta vesh në Prishtinë.

“Pershendetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar ajo.