Vushtrria ka siguruar inkuadrimin në Superligë.
Pas një super-sezoni në Ligën e Parë, vushtrriasit edhe matematikisht siguruan rikthimin në Superligë, raporton Fokusi.info.
Pavarësisht humbjes sot nga Dukagjini, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj arriti të kthehet në mesin e më të mirëve.
Vushtrriasit kanë grumbulluar 63 pikë në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se pozita e tretë, Besa.
Në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, stadiumi “Ferki Aliu” pritet të jetë në festë.
Kampioni i vitit 2014 në Superligë, Vushtrria ka tri edicione që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Në dy vitet e fundit, ka tentuar që përmes barazhit të rikthehet në elitën e futbollit kosovar por pa sukses./Fokusi.info/