Zyrtari i Nismës: “Kur VV i merr 50%, është referendum; kur të tjerët i fitojnë 50%, janë pushtues”

0
102

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi i ka quajtur hipokritë e të pangopshëm zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që po bëjnë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, duke e kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë e tij Socialiste.

Sherifi i ka krahasuar dy raste kur LVV-ja e quan një fitore referendum, dhe kur një fitore të ngajshme diku tjetër e quan pushtim, duke komentuar një pankartë nga protestat e djeshme të LVV-së në Shqipëri me pankarta ““Për ne jeni pushtues”.

“Hipokrit dhe të pangopshëm!
Kur VV- fiton me 50% të votave në Kosovë, ajo e quan Referendum!
Kur të tjerët fitojnë me 50% në Shqipëri e quajnë Pushtim!
Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e VV-së!
Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija!”, ka shkruar Sherifi.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët për deputetë në zgjedhjet atje. Aty kanë marrë pjesë edhe deputetët e LVV-së nga Kuvendi i Kosovës.