Zyrtari i VV-së: LDK-ja s’mund t’i ketë 7 ministri në asnjë variant!

0
191

Në media është spekuluar se Lidhja Demokratike e Kosovës, po kërkon shtatë ministri nga Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit.

Por burimet e IndeksOnlinet brenda VV-së kanë thënë se në asnjë variant LDK-ja nuk do t’i ketë shtatë ministri.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për të tejkaluar këtë situatë dhe për ta formuar sa më parë Qeverinë, mirëpo ajo që po flitet në media se LDK-ja do të kërkojë shtatë ministri, kjo nuk mund të realizohet në asnjë variant”, ka thënë një zyrtar i lartë i VV-së.

Ndryshe, takimi i paralajmëruar për në orën 14:00 midis Albin Kurtit e Isa Mustafës, është shtyrë për një orë, me kërkesën e këtij të fundit./IndeksOnline/