Selimi: Nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur po mbahem padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, e ka refuzuar dekoratën që Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Në një letër që Gjeneral Selimi i ka dërguar familjes nga Burgu i Dubravës, ka përmendur arsyen e refuzimit. Ai ka shkruar se nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur po mbahet padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte.

“Kam pase nderin te marr dekorata dhe mirenjohje nga personalitete te ndryshme vendore e nderkombetare, nga presidente te Kosoves, nga presidente te Shqiperise, pastaj nga personalitete nderkombetare si Sekretari i Pegjithshem i NATO-s, nga admirale dhe gjenerale te NATO-s, nga shume komandante te KFOR-it, nga Kryeadministratori i Kosoves, nga Komandanti i Gardes i Shtetit te Ajovas – SHBA, nga ambasadori amerikan si dhe nga shume personalitete tjera vendore e nderkombetare. Sa here jam dekoruar ose nderuar me mirenjohje jam ndier krenar qe eshte vleresuar kontributi dhe puna ime ne sherbimin ndaj vendit. Por, sot ne media pash emrin tim ne mesin e shume emrave te dekoruar nga Presidenti i Kosoves ne 10 vjetorin e Pavaresise. Si mund te dekorohem per merita lufte kur une po mbahem padrejtesisht ne burg gjoja per krime lufte? Prandaj dekorata e tille per mua eshte e pa pranueshme, per aq sa une mbahem dhe denohem padrejtesisht. Une refuzoj kete dekorate duke mos pranuar keshtu te jam i fyer nga hipokrizia!”, thuhet në letrën e Selimit.