Presidenti Thaçi dekoroi Mark Kol Nrejajn me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, Mark Kol Nrejajn, për kontributin e dhënë për lirinë e vendit tonë si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Urdhri i është dorëzuar bashkëshortes së djalit si dhe nipit të Nrejajt, nga këshilltari i presidentit Thaçi, Bislim Zyrapi, i cili në emër të të parit të vendit shprehu mirënjohjen e shtetit të Kosovës për kontributin e Nrejajt dhe të pjesëtarëve të tjerë të UCK-së.

Presidenti Thaçi në vazhdimësi të mandatit të tij ka dekoruar ish-pjesëtarë të UCK-së për kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.