​Aksident në rrugën Komoran-Carralevë, lëndohen dy persona

Rreth orës 14:00 në rrugën Komoran-Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se tutje me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndryshe, siç dëshmojnë fotot, policia është detyruar të bllokojë rrugën duke shkaktuar kolonë./KosovaPress/