​Imazhet satelitore zbulojnë: Kina grumbullon forca paraushtarake pranë Hong Kongut

Kina grumbullon forcën paraushtarake të Policisë Popullore jo larg kufirit të Hong Kongut, tregojnë të dhënat e marra nga imazhet satelitore.

AP raporton se me ndihmën e sistemit Maxar World View, u vërejt se automjete të blinduara dhe të tjera ushtarake ishin parkuar në një kompleks sportiv në Shenzhen, përballë portit të Hong Kongut.

Protestat në Hong Kong kanë vazhduar që nga fillimi i qershorit dhe nuk kanë të ndalur.

Inteligjenca amerikane raportoi dje për vendosjen e forcave ushtarake të Kinës “në kufirin me Hong Kongun”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi në Twitter të martën në mbrëmje se ishte informuar se qeveria kineze kishte mobilizuar trupat në kufirin me Hong Kongun/ksp.