10 persona vriten në universitetin e Pragës

Të shtënat masive në një universitet të Pragës kanë lënë të paktën 10 të vdekur, thanë autoritetet çeke, duke shtuar se edhe personi i armatosur ishte “eliminuar”.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.

Sipas policisë, një numër i paspecifikuar personash janë lënduar gjithashtu. Videot e publikuara në rrjetet sociale dukeshin se tregonin njerëz që po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

“Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilie parapa derës, fikni dritat”, thuhej në një email dërguar stafit në universitet. /Telegraph