10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen edhe 35 persona të tjerë

Dhjetë raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, duke e quar numrin e përgjithshëm në 790 të infektuar.

Lajm i mirë është se sot janë shëruar 35 persona të tjerë dhe ju janë kthyer jetës normale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku tha se së bashku do ja dalim kundër pandemisë.

Postimi i plotë i Arben Vitisë:

Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme.

31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.

Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.

Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.

Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.

Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.