137 të vdekur në ditën e parë të luftimeve, konfirmon presidenti ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një adresim të minutave të fundit ka konfirmuar vdekjet e luftimeve të para Ukrainë – Rusi.

Ai ka thënë se në ditën e parë të luftimeve kanë vdekur 137 ukrainas.

Putin në orët e para të së enjtes i ka shpallur luftë Ukrainës.Që nga ai moment, forcat ruse janë futur në territorin ukrainas si dhe kanë sulmuar me raketa qytete të ndryshme gjithandej Ukrainës.