14 vjeçarja nga Prizreni tenton të vetëvritet, hidhet nga ura e lumit

Gjatë ditës së djeshme një 14 vjeçare nga Prizreni ka tentuar të vetëvritet.

E njëjta ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga ura e lumit “Drini i Bardhë”, në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj, nga Policia e Kosovës.

“Po rasti është vrasje në tentativë, ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit rreth orës 12:50. Një femër e moshës 14 vjeçare ka kërcyer nga një urë, por që një kalimtar e ka pa si rast dhe ka ndërhy. Sipas mjekëve gjendja e saj është stabile. Ndërkohë që motivet ende nuk dihen”, ka thënë Osmanollaj për IndeksOnline.

Ndërkohë që me rastin po merren edhe nga qendra sociale.