29 viktima, 1 069 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 29 viktima dhe 1 069 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se përgjatë 24 orëve janë kryer 3 012 testime, ku pozitivë kanë dalë 35% e testeve të kryera.

Ndërkohë që janë shëruar 1 242 persona një shifër e lartë gjithashtu duke dhënë shpresë për banorët.