48 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

ISHP ka konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 464 numrin total të të prekurve që prej fillimit të Pandemisë.

E sotmja është shifra më e lartë e rasteve pozitive brenda ditës e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Sipas ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste në Tiranë, 8 raste në Krujë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kamzë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.
Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

STATISTIKA

Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara 1039
Raste Aktive 389
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1