6 fakte interesante nga jeta dhe karriera e Mike Tyson

Mike Tyson është një boksier profesionist tanimë në pension, i cili është kampioni më i ri i peshave të rënda në botë

Tyson konsiderohet një nga boksierët më të suksseshëm në botë. Këtu janë disa fakte interesante në lidhje me Tyson:

1. Kur ishte 2 vjeç babai i tij braktisi familjen, gjë që çoi në kriza financiare. Ai ka një vëlla të madh, Rodney dhe një motër Denise, e cila vdiq në 1990.

2. U arrestua 38 herë derisa u bë 13 vjeçar – Kur ai ishte i vogël, ai shpesh ishte një objektiv ngacmimi. Për të kapërcyer këtë, ai nisi të zhvillojë luftime në rrugë, e cila rezultoi si veprimtari kriminale. Deri në moshën 13 vjeç, ai është arrestuar rreth 38 herë.

3. Muhamed Ali frymëzoi atë që të bëhej boksier – Kur Tyson u burgos, legjenda e boksit vizitoi burgun ku ai qëndronte. Ai e udhëzoi atë të ndiqte një karrierë në boks, dhe nxiti atë që të bëhej boksier

4. Humbja e nënës ishte e parikuperueshme – Në 1982, nëna e tij, Lorna Tyson vdiq nga kanceri, pas së cilës Cus D’Amato u bë kujdestari i tij ligjor.

5. Kafshimi i veshit u bë një hit – Në vitin 1997, ai kafshoi veshin e boksierit Evander Holyfield në një luftë në pesha të rënda. Pas së cilës u skualifikuar, dhe Holyfield fitoi ndeshjen.

6. I apasoniuar pas pëllumbave – Kur ishte 10 vjeç, ai harxhoi 100 dollarë për një tufë pëllumba, por që prej asaj kohe, dashuria e tij për zogjtë nuk është zbehur më kurrë.