60-vjeçari bie nga lartësia e banesës dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Rreth orëve të pasdites, 60-vjeçari B. Sh., ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nuk dihet, nëse 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2021, rreth orës 17:40, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. Sh, 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.