70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19, njofton Fokusi.info.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.