9 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri total 85

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon se janë regjistruar nëntë raste të reja me koronavirus.

Me këtë numër të rasteve me Covid-19, sot deri në ora 12:00, janë 85 të prekur.

Sipas vendit, këto raste me Covid-19 janë regjistruar në gjashtë qytete: Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.