A ka ardhur virusi në Shqipëri në janar apo shkurt, ja si përgjigjet mjeku Tritan Kalo

Mjeku, Tritan Kalo, nuk e përjashton mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar, marrë shkas edhe nga numri i lartë i qytetarëve që kanë pasur shenja klinike të ngjashme me ato të Covid 19.

Testi serologjik i cili nis nga dita e sotme me stafet mjekësore te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, ka thënë ai teksa fliste për Ora News, do të hedhë dritë edhe në këtë drejtim.

“Te ne mundet të ketë ardhur, gjithmonë janari dhe shkurti shoqërohet me një kulm të grupit ose infeksioneve grip ngjasuese. Sars Cov2 nuk ka asnjë element klinik përveç disa imazheve radiologjike më specifike se infeksionet e tjera virale që nuk janë dhe ato të gjitha të lidhura me Covid 19. Studimi që do të bëhet dhe që nis të hënën na orienton dhe në këtë drejtim. Nëse i kemi të gjithë të testuar mundet që imuniteti IgG të jetë zhvilluar para datës 8 mars kur është izoluar rasti i parë”.

Gazeta SHQIP