Abazi thote se ngjarjet në Veri janë taktikë e Kurtit për ta fshehur koordinimin me Radojiçiqin, Simiqin e Rakiqin

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se ngjarjet në Veri janë ”taktikë e Kurtit“ për ta fshehur koordinimin me Radojiçiqin, Simiqin e Rakiqin.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila përpiqej t’i sabotonte konferencat e tij për shtyp.

”Tani besoj po u bien ndërmend konferencat për media që mbaja në hollin e parlamentit dhe pse mundoheshin t‘i pengonin, thërrisnin media e gazetarë për të sabotuar, Kusari i thonte Adriatik Kelmendit që mediet nuk janë të interesuara të ndëgjojnë, përgatitshin komunikata të rrejshme dhe shpërndanin akuza të rrejshme për mizogjeni, aq sa me urdhër të Kurtit e Dejona Mihailit edhe faqja zyrtare e parlamentit të Kosovës dhe Konjufca me Sekretarin e Kuvendit, janë vënë në lojë“, ka thënë ai.