Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK-së

Një ditë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur në takim Kryesinë e partisë, raporton EO.

Abdixhiku gjatë ditës së sotme bëri homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe pas kthimit nga atje, ka mbledhur Kryesinë.

Nga atje, Abdixhiku deklaroi se do të vazhdojnë të kultivohen idetë tradicionale të LDK-së.