Abdixhiku në krye të LDK-së, zgjedhet në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar

Në Kuvendin e 10-të zgjedbor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash dhe pa kundërkandidat, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i kësaj partie për ta udhëhequr atë në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Në fjalimin para delegatëve, Abdixhiku theksoi se anëtarët e këtij subjekti janë ndjekës të presidentit historik dhe themeltarit, Ibrahim Rugova.

“Kjo festë është edhe më madhështore sepse në vete përmban pjesëmarrjen e 35 mijë anëtarëve tanë në proceset zgjedhore të partisë. Ky nivel i masivizimit demokratik është shenjë jo vetëm e një vitaliteti partiak, por edhe shenjë e një thirrjeje, e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Këtë pritje duhet ta ushtrojmë siç dimë ne si të djathtë, patriotë, mbi të gjitha si ndjekës të arkitektit të Republikës, atit themeltar të Kosovës, presidentit historik doktor, Ibrahim Rugova”, ka thënë Abdixhiku.

Paraprakisht kandidaturën për kryetar të kësaj partie e kishte bërë publike edhe ish-deputeti Faton Bislimit mirëpo të njejtit nuk iu ejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Bislimi nuk arriti t’i futet garës duke qenë se nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe kjo i pamundësohej me statut të partisë./Fokusi.info/