Aeroporti “Adem Jashari”, storie e suksesit në Amadeus IT Conference 2019

Sukseset e Aeroportit Ndërkombëtar ’Adem Jashari’ në Prishtinë duket se nuk kanë të ndalur.

Ky aeroport vazhdon të ketë rritje të numrit të udhëtarëve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numrin e udhëtarësve dhe 13.09% në numër fluturimesh.

Por jo vetëm kaq!

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ishte ftuar nga Amadeus që të prezantojë sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen.

Ky prezantimi i ANP ‘Adem Jashari’ ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temen “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”.

Këto suksese u shpalosën para shumë përfaqësuesve të lartë të fushës së aviacionit nëpër botë duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur në fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klienteve.

Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynhenit mes tjerash tha: “Lëvizja në platformën Amadeus dhe Altea na lejon ne që të ngrisim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës së udhëtareve në baza ditore.

Për më shumë, duke kaluar në Altea BRS (sistemi i pranimit të bagazheve) ne jemi bërë si njëri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror”./Albinfo.ch