Ahmeti: Dalja për shëtitje në Gërmi me familjarët, e panevojshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e konsideron të panevojshme daljen për shëtitje së bashku me familje në këtë kohë kur vendi është i prekur nga Virusi Korona.

Sipas tij, afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri tjetrit është sjellje moskokëçarëse për veten, familjen dhe të tjerët.

Postimi i plotë:

Dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme. Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situaten edhe nesër por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME!