Aksident i frikshëm në Greqi, motori merr zvarrë fëmijën 10 vjeçar (Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Kretë, Greqi, ku një fëmijë rreth moshës 10 vjeç i shpëtoi mrekullisht përplasjes nga një motor. Në një video të publikuar nga mediat greke, shihet momenti kur fëmija i shoqëruar nga një person tjetër tenton që të kalojë rugën me vrap.

Por pikërisht në atë moment motori e përplas dhe e tërheq zvarrë për disa metra. Për fat të mirë fëmija nuk pësoi dëmtime të rënda dhe arriti që me ndihmën e qytetarëve të ngrihej.