Aksident i rëndë, kamioni përplas motoçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Melgushë , në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Një kamion ka përplasur një burrë që po drejtonte një motoçikletë, 60-vjeçarin Zef Paloka.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, i aksidentuari qëndroi i shtrirë përtokë për disa çaste, pasi ambulanca vonoi të shkojë në vendngjarje. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, edhe pse dëshmitarët thonë se është rëndë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia në lidhje me shkaqet e aksidentit.