Aksident i rëndë në aksin Velipojë-Shkodër, vdes një 16-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Velipojë-Shkodër mëngjesin e sotëm, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 16-vjeçar.

Bëhet me dije se 16-vjeçari me inicialet O.G., po udhëtonte me një automjet bujqësor, teksa goditja nga pas nga një mjet tjetër ka qenë fatale për të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Trush. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi  L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me  një mjet buqësor (motokorrëse) që po  dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore  dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi  O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.