Aksident i rëndë në Drenas

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Komoran, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.