Aksident i rëndë në Fier, dyshohet për 2 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Qarr në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, 2 persona dyshohet se kanë humbur jetën.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se trupat e viktimave ndodhen ende brenda në mjet, dhe pritet të nxirren pas ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Personat që kanë humbur jetën nuk janë identifikuar ende, ndërsa ajo që dihet derimë tani është fakti se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare mes tyre. Vijon…